Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prizren, policia në kërkim të personit të dyshuar
Një Institucion Mikrofinanciar në Prizren raportohet se është grabitur.
Lajmin për Nacionale e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyçi, i cili ka thënë se sot në orën 15:12 një punëtore ka raportuar se një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në objekt dhe ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave,
“Në ora 15:12 minuta, një punëtore e një institucioni mikrofinanciar ka raportuar në Polici se një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në objekt dhe ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë rajonale të Prizrenit.
Ai tutje ka thënë se aktualisht policia janë duke bledhur dëshmi dhe prova, dhe se janë në kërkim të personit të dyshuar.
“Policia është duke mbledhur dëshmi dhe prova dhe njësitë përkatëse janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka njoftuar Bytyqi.
