Goran Rakiq shkon në takim me Lajçakun dhe Escobarin - NACIONALE

Goran Rakiq shkon në takim me Lajçakun dhe Escobarin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i BE-së, Mirsolav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, gjatë vizitës në Kosovë kanë takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është parë duke hyrë në objektin e BE-së në Kosovë, aty ku po i mbajnë takimet.

Ky takim po mbahet pas situatës së krijuar në veri të vendit dhe tensioneve të fundit që u panë atje si shkak i kundërshtimit të kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore.

Ndërkohë, Lajçak e Esocbar gjatë ditës së martë, kanë takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe liderët opozitarë të Kosovës.

Më poshtë shikoni fotot nga fotoreporteri i Nacionales, Visar Kadrolli.

Lajme të ngjashme