Liderët opozitarë arrijnë në Zyrën e BE-së për t'u takuar me Lajçak e Escobar
Liderët e partive opozitare kanë arritur në objektin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ku pritet të takohen me emisarët Mirsolav Lajçak dhe Gabriel Escobar.
Fotoreporteri i Nacionales, Visar Kadrolli ka bërë të ditur se Krasniqi, Haradinaj e Abdixhiku janë parë para pak minutash duke hyrë në takim.

Pak më vonë, kanë arritur edhe dy emisarët.

Ndërkohë, Lajçak e Escobar mbrëmë zhvilluan një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


Pas përfundimit të takimit, Lajçak konfirmoi se kanë dalë me tri kërkesa në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit.
“Unë dhe Escobar u takuam me kryeministrin @albinkurti dhe me kryeministrin e parë @BislimiBesnik. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim.” – ka shkruar të martën në mëngjes Lajçak në rrjetin social Twitter.
🇺🇸 DAS Escobar and I met with PM @albinkurti and first DPM @BislimiBesnik. We are deeply concerned about the situation in the north and call for immediate de-escalation on the ground, early elections with the participation of Kosovo Serbs and return to Dialogue on normalisation. pic.twitter.com/Ouc2eQHXDn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 6, 2023
Vlen të theksohet se emisarët kanë takuar edhe presidenten Vjosa Osmanit, por nuk janë deklaruar pas përfundimit të takimit.