"Goditje e rëndë për drejtësinë": VV reagon për lirimin e dorasit të dyshuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj - NACIONALE

"Goditje e rëndë për drejtësinë": VV reagon për lirimin e dorasit të dyshuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet, ka reaguar në lidhje me lirimin e Naser Pajazitaj nga ana e Gjykatës Supreme, i cili dyshohej për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.

Në një reagim të botuar në faqen e tyre në Facebook, VV ka shkruar se është bërë padrejtësi ndaj Donjeta Pajazitaj.

Sipas tyre, lirimi i dorasit të dyshuar është goditje e rëndë për drejtësinë.

“Ky vendim përbën goditje të rëndë për drejtësinë. Për viktimat e krimit, për gratë e vajzat e dhunuara e të rrezikuara.

Naser Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale "Vrasje e rëndë". Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar vendimin në 35 vite burgim. Vendimi i Gjykatës Supreme për lirim nga akuza me aq lehtësi është goditje e madhe për shtetin, shoqërinë, familjen dhe të ndjerën.” – shkruan në reagimin e VV-së.

Lajme të ngjashme