“Goditja”: Për 10 ditë policia ka arrestuar 122 persona, janë konfirmuar 43 armë - NACIONALE

“Goditja”: Për 10 ditë policia ka arrestuar 122 persona, janë konfirmuar 43 armë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zbatimin e Urdhrit Operativ “Goditja” për gjatë 10 ditëve.

Sipas njoftimit, për 10 ditë janë kontrolluar 25 mijë e 323 vetura, 353 lokale.

PK tutje ka bërë të ditur se janë arrestuar 122 persona, prej tyre 38 me urdhër-arreste nga gjykata si edhe janë konfiskuar 43 armë.

Njoftimi i plotë:

Gjatë dhjetë ditëve të zbatimit të Urdhrit Operativ ‘GODITJA’, janë evidentuar aktivitete konkrete me të dhënat si më poshtë:

· Janë realizuar 4402 Pika Kontrolli për Automjete, 1314 prej tyre me radarë dhe alool-test,

· Janë kontrolluar 25323 vetura,

· Janë kontrolluar 353 lokale,

· Janë arrestuar 122 persona, prej tyre 38 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe

· Janë konfiskuar 43 armë.

Edhe ditëve në vazhdim do të jetë në zbatim urdhri në fjalë dhe do të vazhdojnë aktivitet e policisë në zbatim të tij.

Lajme të ngjashme