Goditet një laborator droge në Prishtinë, Sveçla: Shkatërruam 19 brenda tri viteve - NACIONALE

Goditet një laborator droge në Prishtinë, Sveçla: Shkatërruam 19 brenda tri viteve

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se është goditur një laborator droge në Prishtinë, ndërsa tha se brenda 3 viteve është i 19’ti laborator që shkatërrohet.

Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë. Të gjithë kriminelëve, të të gjitha ngjyrave, i’u them që nuk ka hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale në Kosovë. Prapa hekurave është vendi për ta”, tha Sveçla.

Postimi i plotë:

Goditet edhe një laborator i drogës i llojit kokainë në Prishtinë.

Këtij fenomeni i kemi shpallur luftë që nga marrja e mandatit dhe kemi qenë të pakompromis në këtë drejtim. Laboratori i sotëm është i 19-ti i shkatërruar në tri vitet e fundit, 40 grupe kriminale që janë marrur me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave.

Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë. Të gjithë kriminelëve, të të gjitha ngjyrave, i’u them që nuk ka hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale në Kosovë. Prapa hekurave është vendi për ta.

Lajme të ngjashme