Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Rusia t'i ndërpresë operacionet ushtarake
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me seli në Hagë, ka nxjerrë një vendim, përmes së cilit ka urdhëruar Rusinë që t'i ndërpresë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë. 13 gjyqtarë votuan për, kurse 2 ishin kundër.
Me unanimitet, Gjykata gjithashtu urdhëroi të dyja shtetet që të përmbahen nga veprimet të cilat mund të ndikojnë në eskalim të situatës dhe përkeqësim të kontestit.
Kujtojmë që ky vendim erdhi pas kërkesës së Ukrainës për masë të përkohshme.