Gjykata Kushtetuese: E drejta për të propozuar Kryetarin e Kuvendit, obligon subjektin për bashkëpunim e mirëbesim
Gjykata Kushtetuese e ka publikuar Aktgjykimin sa i përket bllokadës në Kuvend. Deputetët e Vetëendosjes, janë thirrur në atë se kanë të drejt ta propozojnë kryetarin e Kuvendit dhe rrjdhimisht ju takon ai post. Por Gjykata Kushtetuese në Aktgjykim ka thënë se subjekti i parë obligohet që të bashkëpunoj në mirëbesim, me gurpet e tjera parlamentare.
“E drejta për të propozuar Kryetarin/en e Kuvendit, e rezervuar për grupin më të madh parlamentar, është vendosur përmes Aktgjykimit në rastin KO119/14; (iv) propozimi i kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit është i ndërlidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me arritjen e shumicës së votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, dhe si e tillë kjo e drejtë për propozimin e kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit përbën njëkohësisht edhe detyrim për grupin më të madh parlamentar për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare për të gjetur konsensusin apo kompromisin e nevojshëm.” – thuhet ndër të tjera aty.
Sipas Gjykatës fakti se i ipet e drejta subjektit të parë nuk do të thotë se sbubjekti ka të drejt të bllokoj procesin. "struktiv në mirëbesim, që buron nga vetë neni 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetareve] i Kushtetutës, njëkohësisht ndërlidhet ngushtë edhe me detyrimin e përcaktuar në nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës, sipas të cilit, deputetët e Kuvendit ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit; (v) një detyrim i tillë vlen edhe për grupet tjera parlamentare të cilat në frymën e bashkëpunimit dhe konsultimeve konstruktive propozojnë kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit, të cilët bazuar në paragrafët 3 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetareve] të Kushtetutës po ashtu zgjedhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve; dhe (vi) është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët të Kuvendit, në pajtim me dispozitat e Kushtetutës, Kreun IV të Rregullores së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës." - thuhet aty.