Gjukanoviq: Mali i Zi e mbështet Kosovën në rrugën e saj evropiane - NACIONALE

Gjukanoviq: Mali i Zi e mbështet Kosovën në rrugën e saj evropiane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjykanoviq, ka thënë se e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai ka thënë se Kosova nuk duhet të dyshon në mbështetin e Mali të Zi.

Ai ka thënë se ky shtet përkrah edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Ne e kuptojmë nismën e tyre për të marrë statusin e kandidatit për në BE. Ne e mbështesim fuqimisht dhe mendojmë se është e vetmja qasje e përgjegjshme ndaj ambicieve të Kosovës dhe çdo vendi tjetër në rajon”, ka thënë Gjukanoviq.

Në konferencën për media, ai ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, është e mundshme që të dy shtetet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

“Besojmë se ky dialog ka nisur me sukses dhe se mund të fitojë dinamikë dhe cilësi të re. Jemi të bindur se është e mundur të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme afatgjatë, duam ta mbështesim Kosovën si fqinj të përgjegjshëm”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme