Gjuha (paqësore) bashkon kombin, gjuha e urrejtjes (përçan) shtetin! - NACIONALE

Gjuha (paqësore) bashkon kombin, gjuha e urrejtjes (përçan) shtetin!

1 javë më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Fadil Maloku

(Ja shpjegimi sociologjik për; gjuhën e urrejtjes,frustrimit, komplekseve dhe protagonizmave tonë individual e kolektiv…)

1. Kohëve të fundit, përveç politikanëve, moderatorëve, e pedagogëve të shndrruar në (b)analist, edhe ca gazetarë bashk me ca klerik fetar, e tashmë edhe ca sindikalist e deputet, janë bërë model i shfrenimit publik, duke përdorur si gjuhën e urrejtjes, ashtu edhe motivet e denigrimit publik! I gjithë ky “promovim” sociokulturor në “imagjinatën” sociologjike shquhet edhe si cancel culture. Që në shqip (cancel culture) i bie me “konsumu” sistematikisht një qëndrim publik leçitës ndaj grupeve dhe individëve të caktuar që e keqpërdorin statusin e tyre qoftë në mediet sociale, apo edhe në format tjera të njohura të komunikimit masiv. Pra, ky koncept në fakt është edhe një formë e apelit publik për të denoncuar e leçitur publikisht, njerëz e persona të jetës publike të cilët duke shfrytëzuar statusin e tyre sociopolitik (qofshin ata; pedagoge, mjek, politikan, kangëtarë, sindikalist, deputet,etj.) prononcohen për një temë apo çështje të caktuar publike.

2. Prononcimi i tyre shkaku i protagonizmave, frustrimeve e protagonizmave, arrinë të zgjojē si irrritime ashtu edhe denoncime të ashpra si tek komuniteti i origjinēs ashtu edhe tek publiku gjerë. Ky zemërim masiv publik, për referuesin ngandonjëherë mund të ndodhë që përveç shkaqeve të shpeshta (i)racionale të “prodhoj” edhe pasoja pragmatike e padyshim edhe të papritura. Këto pasoja, zakonisht shoqërohen edhe me insistime publike, që personat e anatemuar, dosido edhe të tjetërsohen psh. nga privilegjet dhe statuset që i kanē shfrytëzuar si “katapult” për tê “zemêruar” publikun e gjerë, të një komuniteti, grupi apo edhe shoqërisë së gjerë.

3. Insistimi publik, për personat që e keqpërdorin statusin dhe privilegjet e shoqërisë, êshtë një mekanizēm disciplinimi,por, edhe ndëshkimi sidomos për ato tipe njerëzish që kan turp. Kultura e turpit në sociologji është koncept që në shoqëritë patriarkale normën e turpit e ka përdorur si mjet themelor për të ushtruar kontroll social si mbi subkulturën e gjinisë femrore ashtu edhe mbi ate fëmijëve. Ndërkaq, imperativ moral kishte ruajtjen e rendit dhe kohezionit familjar. Së këndejmi themi qē njeriu i frustruar dhe u etur për protaganizëm (qoftë ai edhe i shëmtuar dhe tejet negativ) sidomos tani me rritjen e pērdorimit të medieve sociale (ku siç pajtohen shumica e kulturologëve) është shumë më i dëmshëm se sa qytetari i ngarkuar me sjellje deviante dhe prirje kriminale…?!

Lajme të ngjashme