Gjuajtje me armë zjarri tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë
Gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.
Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar pamje.
Nga pamjet që janë dërguar nga lexuesit shihet se Policia e Kosovës dhe ambulanca kanë dal në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu dyshohet edhe për persona të plagosur.
Nacionale ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë informacione rreth rastit, mirëpo të njëjti nuk kanë kthyer ende përgjigje.