Gjuajtja e eskortës së Kurtit me vezë: Suspendohen tre zyrtarë policorë në Skenderaj - NACIONALE

Gjuajtja e eskortës së Kurtit me vezë: Suspendohen tre zyrtarë policorë në Skenderaj

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj janë suspenduar për një periudhë prej 72 orësh, ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi.

Suspendimi lidhet me sulmin që iu bë eskortës së Kurtit me vezë, të cilën policia e ka klasifikuar si "Prishje e Rendit dhe Qetësisë Publike".

Njoftimi:

Suspendohen tre zyrtarë policorë

Skenderaj, 10 qershor 2025

Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh.

Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente.

Lajme të ngjashme