Gjoshi i PDK-së: Osmani + Kurti = Dështim i Kosovës - NACIONALE

Gjoshi i PDK-së: Osmani + Kurti = Dështim i Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti janë dështimi i Kosovës.

Gjoshi përmes një postimi në Facebook, i ka numëruar disa rezultatet nga Osmani dhe Kurti, duke i cilësuar katastrofale.

“Rezultati katastrofal i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit brenda një muaji:

- as targa të Republikës

- as zgjedhje të Republikës

- as sovranitet të Republikës

Albin + Vjosë = Dështim i Kosovës”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme