Gjithçka e rrënuar e njerëz të tronditur: Pamje të tmerrshme nga Turqia pas tërmetit
Më shumë se 600 persona kanë vdekur në Turqi e Siri si pasojë e një tërmeti të tmerrshëm që ka goditur dy vendet.
Sipas raportimeve tërmeti ka qenë rreth 7.8 ballësh, transmeton Nacionale.
Tashmë media të ndryshme ndërkombëtare e qytetarë po publikojnë nëpër rrjete sociale, gjendjen momentale pas tërmetit.
#Turkey
— BRIJESH KUMAR TIWARI 🙏🔱🕉️😊🤗 (@brijeshrock2) February 6, 2023
The impact of the massive #earthquake in the streets of Gaziantep, southern Turkey.
Update- 1006 Killed & 5590 injured.#deprem #Idlib #Syria #DEPREMOLDU #TurkeyEarthquake #Turkey pic.twitter.com/TwbUGQKo31
Ndërtesa të rrënuara, qytetarë të lënduar dhe familjarë që po kërkojnë të afërmit e tyre nën rrënoja. Kjo është ajo që shihet nga pamjet e publikuara nëpër rrjete sociale.
Qindra njerëz besohet se kanë mbetur ende të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave.
Raportohet se 284 njerëz janë vrarë në shtatë provinca të Turqisë, ndërsa 440 të tjerë janë lënduar.
Në Siri, numri i të vdekurve raportohet të ketë arritur në 237.
Turqia është njëra prej zonave më aktive të tërmetit në botë, për shkak të pozitës gjeografike.
Shumica e Turqisë ndodhet në pllakën tektonike të Anadollit, e cila ndodhet mes pllakave të mëdha – euroaziatike dhe afrikane – si dhe mes një të vogle, arabike. Derisa dy pllakat e mëdha lëvizin, Turqia shtrydhet, thonë ekspertët.
The video of aftermath in Antakya, Turkey.
— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) February 6, 2023
Update- 1026 Killed & 5790 injured.#deprem #DEPREMOLDU #afaddeprem #hataydeprem #kayseri #Mersin #Adana #Gaziantep #Nurdağı #Kahramanmaraş #Turkey #TurkeyEarthquake #Turquia pic.twitter.com/13extGIf02