
Analisti i politikës, Imer Mushkolaj, ka kritikuar presidenten, Vjosa Osmani e cila sot bëri të ditur se po kthehet në Kosovë pas qëndrimit një javor në SHBA.
Mushkolaj ka thënë se presidentja Osmani po shprehet thua se e ka anëtarësu Kosovën në OKB.
Më tej, Mushkolaj ka thënë se Osmani në punimet e Asamblesë së Përgjithshme ka mbajtur takime të zakonshme.
“Me këtë fotografi triumfaliste, presidentja po na tregon që po kthehet nga Neë Yorku. Ta merr menja e ka anëtarësu Kosovën në OKB. Ndërkohë që në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme ka mbajtë takime të zakonshme dhe është fotografu me Bidenin, sikurse të gjithë presidentët tjerë.”, ka shkruar Mushkolaj.
Ndërkohë, presidentja Osmani tha se po kthehet nga Amerika me bindje se Kosova është në rrugë të drejtë.
“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë.”, ka shkruar Osmani.

Ish-kandidtati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Zogiani ka kritikuar ata që po kritikojnë kryeministrin Kurti për shkurjen e tij në Japoni për të marrur pjesë në ceremonië e varrimit të të ish-kryeministrit Shinzo Abe.
Zogiani mendon se po të kishte qenë ndonjë kryeministër apo ministër i qeverive të kaluara në Japoni, do të kishte vëmendjen e madhe të mediave. Madje, sipas Zogianit do të ishin “financiuar edhe gazetarë për përcjellje”.
“Po e bëj një retrospektivë: Me pasë qenë në Japoni KM e ndonjë ministër i LDK, PDK, AAK, kishin vlue televizionet me intervista në "lidhje direkte me Tokyo"... pooor e vërteta është se bizneset e afërta me ta, ua kishin financu nja 20 gazetarë si përcjellje!’, shkruan Zogiani.

Gazetari Valon Syla ka kritikuar punëtorët e Trepçës, duke thënë se nuk po bëjnë asgjë.
Madje ai shtoi se ata veç për paga e kanë dhe për asgjë tjetër.
Sipas Sylës, që nga viti 2008 Trepça ka shënuar vetëm humbje, nuk ka nxjerr asgjë.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i cili njihet si përkrahës i partisë në pushtet, ka vazhduar kritikat ndaj sindikatave.
Ai ka etiketuar sindikata si mbetje e regjimit të vjetër.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se greva në sektorin publik do të dështojë.
“Greva do të dështojë e shteti do të forcohet. Edhe një mbetje e regjimit të vjetër po shkon drejt fundit Lamtumirë!”, ka shkruar Gjinovci.