Gjini thotë se Limaj gaboi: Ndoshta sqarohet, por Qeverinë do ta bëjë opozita
Nënkrytari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini e ka quajtur “gabim” deklaratën e kreut të Nismës, Fatmir Limaj, ku nuk përjashtoi koalicion me Albin Kurtin, e që sipas tij, lë kuptime të dyfishta.
Në “Rubikon”, Gjini ka thënë se “nuk është momenti, as qasja e duhur” për deklarata të tilla.
“Për menimin tem, nuk është as momenti, as qasja e duhur. Po (ka gabuar). Me siguri, ka me pasë kohë më sqaru z.Limaj, kjo lë kuptime të dyfishta. Nuk mundet me u interpretu vetëm si ulje në tavolinë me Kurtin, ndoshta ka me pasë kohë me i sqaru vetë.
Ndoshta ka me pasë shansë, ka me pasë. Deklarata të tilla, krijojnë mjegull, e cila sot po besoj që në masë të madhe është sqaru mes zyrtarëve tanë, pozicioni është që dojmë me mbetë bashkë, synimi është me pasë një qeveri të opozitës”.
“Do të mbetemi bashkë si grup në këtë fazë, por besoj që nuk ka qenë as momenti as konteksti me i nxjerrë tash” - tha ai, transmeton Nacionale.
Gjini u shpreh se nuk e kanë problem nëse Nisma merr tre deputetë, dhe sipas tij, Qeveria e ardhshme do të ndertohet nga opozita.
“Ne nuk e kemi problem...duhet me pritë deri të numërohen votat, të certifikohen rezultatet, cila ka me qenë qasja e partive në opozitë, Aleanca ka me ndihmu opozitën me kriju qeveri.
Po besoj që, nëse qasja e tillë ka me qenë e përsëritur, po mundet me shkaktu një dëm, por besoj që, jam i bindur në fakt, që qeverinë e ardhshme të Kosovës ka me bë opozita” - u shpreh nënkryetari i AAK-së.
Gjini tha se deklarata të tillë shkaktojnë konfuzion, mirëpo sipas tij, nuk kanë ndryshuar pozicion dhe janë ende bashkë.
“Sot zyrtarë të AAK-së kanë pasë takime me zyrtarë të Nismë,s sipas të gjithave gjasave, nuk ka ndryshim thelbësor të pozicionit, mirëpo ato që kanë dalë ne më media...jo unë, por zyrtarë, për të qartësuar pozicionet. Sipas asaj që më është interpretu mu, nuk ka ndryshim pozicioni, do të jemi bashkë, mirëpo deklarata të tilla shkaktojnë konfuzion” - u shpreh ai, transmeton Nacionale.
Çka tha Limaj?
Partneri i AAK-së, Fatmir Limaj të enjten nuk përjashtoi mundësinë për një koalicion të mundshëm ne Lëvizjen Vetëvendosje, anise të gjitha partitë tjera opozitare janë deklaruar kundër.
“Kush t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem".
Ai tha se me AAK-në janë parti të ndara, dhe se se kanë të domosdoshme të votojnë njejtë.
“Duhet ta kuptojmë se ne jemi dy parti politike. Nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme”.