Gjini i reagon ashpër Kurtit: I akuzon të tjerët për gjërat që i bën vetë, mashtrues që paguan zagarë
Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar rreth sulmeve ndaj mediave që i bëri sot Albin Kurti.
Gjini ka thënë se Kurti është ai që ‘’mashtron publikun çdo ditë të lume, që nuk ndalet së prodhuari lajme të rreme dhe së atakuari fjalën e lirë dhe të drejtë’’.
Postimi i plotë:
“Një qytetar i dezinformuar nuk është i lirë, është i manipuluar. Ky manipulim po vjen nga armiqtë tanë, dhe po gjejnë argatin e tyre brenda vendit tonë.”
Këto fjalë sot i tha njeriu që paguan eshalone manipuluesish të opinionit publik, që e mashtron publikun çdo ditë të lume, që nuk ndalet së prodhuari lajme të rreme dhe së atakuari fjalën e lirë dhe të drejtë, Albin Kurti.
“Raportimet për thasë parash janë kërcënim për integritetin e debatit publik. Sepse kur paraja hyn në mënyrë të padukshme, ajo blen ndikim, orienton narrativen, deformon perceptimin e qytetarit”,
Këto fjalë i tha ai që mbështet njerëzit që marrin para me thasë nga Beogradi, që vjedhin me thasë përmes transaksioneve energjetike nga qytetari e varfër i Kosovës. E madje madje as kjo nuk iu mjafton…
I tha Albin Kurti pra!
Fjalë të tij janë pikërisht veprimet e tij. I akuzon tjerët për ato që i bën vet. E vartësit e tij si lloji i Gërvalles, Haxhiut e tjerët, edhepse e dinë krejt të vërtetën, nuk skuqen aspak. Krejt të njejtë janë. Mashtrues që me para të vjedhura paguajnë zagarë që ta manipulojnë qytetarin e varfër, ta fyejnë krejt çka është e jona, e pastaj të vazhdojnë tutje ta rjepin qytetarin që mezi mbijeton.