Gjilas: Serbia do të kishte pozicion më të fortë për Kosovën nëse do ta harmonizonte politikën me BE-në
Presidenti i Partisë për Drejtësi dhe Liri, Dragan Gjilas, beson që Serbia do të kishte pozicion më të fortë sa i përket Kosovës nëse do ta harmonizonte politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, dhe nëse do të vendoste sanksione të pjesshme ndaj Rusisë.
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, në anën tjetër, ka theksuar që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nuk do të ishte e ndryshme edhe nëse Serbia do të vendoste sanksione ndaj Rusisë.
Dragan Gjilas foli sot për Tv Prvan, dhe theksoi që Serbia e izoluar dhe “e vetme kundër të gjithëve” nuk mund të kishte pozicion të fortë në negociatat me Kosovën, dhe shtoi se pret të mbahen zgjedhje në të gjitha nivelet deri në fund të vitit.
“Kur situata të tilla ndodhin në vend... më së miri është të shkojmë në zgjedhje,” – u shpreh Gjilasi.
Sipas tij, Lëvizja Popullore e Serbisë që do të themelohej nga Vuçiqi do të mblidhte partitë e ekstremit të djathtë.
Por, as Gjilasi nuk e mbështet Propozimin Evropian.