Gjermania thotë se do të dërgojë në Kosovë 150 ushtarë në pranverë - NACIONALE

Gjermania thotë se do të dërgojë në Kosovë 150 ushtarë në pranverë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjermania do të dërgojë në Kosovë rreth 150 ushtarë në prill të vitit të ardhshëm, tha të premten një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë.

Dërgimi i planifikuar i ushtarëve gjermanë vjen pas tensioneve vdekjeprurëse në pjesën veriore të Kosovës muajin e kaluar, duke nxitur frikë për eskalim në rajonin me shumicë serbe 15 vjet pas shpallës së pavarësisë së Kosovës, raporton agjencia “Reuters”.

Zyra e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, u pajtua këtë javë për planet e ushtrisë për dërgimin e një kompanie të përforcuar të ushtrisë gjermane prej rreth 150 ushtarësh në Prishtinë në përkrahje të misionit të NATO-s, KFOR, raportoi më herët revista gjermane, “Der Spiegel”, duke cituar burime të paidentifikuara.

Sipas këtij raportimi, ardhja e ushtarëve gjermanë do të lirojë një kompani austriake të vendosur në Kosovë, pasi Austria e kishte kërkuar këtë nga Gjermania kohë më parë.

Lajme të ngjashme