Gjermania i bashkohet ShBA-së: Dënon veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe ia përmend masat ndëshkuese - NACIONALE

Gjermania i bashkohet ShBA-së: Dënon veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe ia përmend masat ndëshkuese

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Gjermania mbështet deklaratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku shprehet shqetësimi dhe zhgënjimi pas aksionit të sotëm në katër komunat veriore të vendit.

Rohde përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka thënë se “njoftimi nuk është konsultim”.

Krejt këtë madje, ai e ka lidhur me masat duke thënë se duan t’i heqin ato, por se kjo situatë duhet të ndryshojë.

“Njoftimi nuk është konsultim. Gjermania i bashkohet Ambasadës Amerikane në shprehjen e shqetësimit dhe zhgënjimit mbi veprimet e pakoordinuara. Kjo duhet të ndryshojë. Ne duam t’i largojmë masat dhe të ecim përpara sa i përket integrimit rajonal dhe evropian të Kosovës. Mos të ketë më gjendje krize të panevojshme.” – ka shkruar ai.

Ndryshe, në një deklaratë të gjatë, Ambasada Amerikane mbrëmjen e së premtes është shprehur e shqetësuar dhe e zhgënjyer me veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri.

“Qeveria e SHBA-së përsërit shqetësimin dhe zhgënjimin e saj me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës që vazhdojnë të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë”.

Lajme të ngjashme