Gjermania, Franca e Italia: Drafti i Lajçakut e ka mbështetjen tonë, s’është Republika Srpska
Në letrën e Gjermanisë, Francës e Italisë drejtuar Kryeministrit Kurti thuhet se drafti i propozuar nga Lajçak e ka mbështetjen e këtyre vendeve. Tutje aty theksohet se drafti nuk është një Republika Srpska, ashtu siç së fundmi e quajtën vet Kurti e Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.
“Është model solid, i hartuar me kujdes nga ekspertë ligjor evropianë, bazuar në praktikat më të mira brenda Evropës. Merr në llogari të gjitha vijat e juaja të kuqe si dhe kornizës kushtetuese e ligjore të Kosovës. Si i tillë, ka mbështetjen tonë të plotë. Na lini t’ua theksojmë sërish që ne s’duam Kosovës jofunksionale. Asociacioni në asnjë mënyrë nuk është i krahasueshëm me Republika Srpska.” – thuhet ndër të tjera në letrën e tyre drejtuar Kurtit.