Gjergj Luca viziton Hashim Thaçin, video e tij para burgut të Hagës është rrëqethëse - NACIONALE

Gjergj Luca viziton Hashim Thaçin, video e tij para burgut të Hagës është rrëqethëse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërmarrësi Gjergj Luca ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Hagë. Luca ka deklaruar se është befasuar me optimizmin dhe forcën që ka parë tek ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët.

Gjergj Luca ka theksuar se qëllimi i vizitës së tij ishte për të ofruar përkrahjen e tij dhe "t'i dhënë optimizëm" ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve. Megjithatë, pas takimit, ai është befasuar thellësisht nga forca dhe pozitiviteti i ish-krerëve atë UÇK-së, duke i quajtur ata "burra të fortë" me "energji të pafundme".

“Hyra për t’i dhënë optimizëm ati burri apo siç i thoni ju 'për t’i dhënë gajret'. Me të thanë të drejtën, kishte aq shumë optimizëm, aq shumë jetë, aq shumë forcë, sa dola i trishtuar dhe lashë burra të fortë aty brenda që kishin energji pafund dhe pozitivitet pafund”, deklaroi Luca.

Më tej ai foli për akuzat që rëndojnë mbi ish-presidentin Thaçit dhe të tjerët. Lidhur me këtë, Luci ka deklaruar se nënshkrimi i Rambujës, që i hapi rrugën bombardimeve të NATO-s, Shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe organizimi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë të vetmet “krime” të ish-presidentit Thaçi dhe shokëve të tij.

“Atë burrin që takova aty brenda është një burrë që akuzohet për krime lufte, dhe “krimet më të tmerrshme” që ai burri ka bërë janë firmosja e Rambujesë që i hapi rrugë bombardimit të NATO-s dhe tjetra që ka qenë më e tmerrshme se e para është se ai burri ka qenë Kryeministër i Kosovës dhe ka firmosur pavarësinë e Kosovës. Këto ishin dy “krimet” e tmerrshme dhe sigurisht që “krimi” tjetër është që organizoi luftën çlirimtare të UÇK-së bashkë me shokët e tij dhe tani po gjykohet”, tha ai.

“Sot mbushen tre vite që Hashim Thaçi bashkë me shpirtin e shqiptarisë janë në Hagë duke vuajtur dënimin për “krimin” e vetëm se sakrifikuan gjithçka për Kosovën e Pavarur." - tha ai.

Lajme të ngjashme