“Gjeniu” Bislimi e mbush zyrën me këshilltarë, 18 gjithsej - NACIONALE

“Gjeniu” Bislimi e mbush zyrën me këshilltarë, 18 gjithsej

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zv. Kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ndërtuar një ekip prej 18 zyrtarësh në kabinetin e tij. Kjo strukturë përfshin 10 zyrtarë politikë, 2 zyrtarë të jashtëm dhe 6 nëpunës të fushave të ndryshme, raporton Koha.net.

Nga ana tjetër, numri i zyrtarëve në kabinetin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës, është më i lartë se ai i Bislimit.

Kabineti i ministres Gërvallës numëron gjithësej 21 zyrtarë në total, ndër të cilët 10 janë politikë, 1 këshilltar i jashtëm dhe 10 nëpunës.

Ndërkaq, zv. Kryeministrja Emilja Rexhepi ka 10 këshilltarë, 6 nëpunës e 1 këshilltarë i jashtëm.

Lajme të ngjashme