Gjenerali Rrahman Rama i bashkohet PDK-së
Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, i është bashkuar PDK-së.
Si zyrtar i PDK-së sot ai është prezantuar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një konferencë për media.
Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se kjo parti është e nderuar që mirëpret gjeneralin në gjirin e saj.
“Rrahman Rama është patriot i dëshmuar. Nga sot PDK-ja dhe unë personalisht kemi nderin dhe kënaqësinë që ta mirëpresim gjeneral Rrahman Ramën si anëtarin më të ri të familjes tonë politike”, ka thënë Krasniqi.
Kurse, ish-komandanti i FSK-së ka thënë se qëllimi i tij jetësor ka qenë që t`i shërbej Kosovës.
“Ti shërbesh Kosovës është nder dhe respekt dhe ky ka qenë qëllim dhe mision i imi. Që në moshë të re ia kam bashkangjitur UÇK-së, që nga viti 98 kam qenë komandat i Zonës Operative të Shalës dhe fal sakrificës, mundit, të gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe bazamenti i shtetit tonë është mbi bazën e gjakut derdhur dhe ata janë dëshmoret e kombit”, ka thënë Rama.