Gjenerali dhe eurodeputeti Terras: Serbia po mëson nga Rusia, mund ta sulmojë Kosovën - NACIONALE

Gjenerali dhe eurodeputeti Terras: Serbia po mëson nga Rusia, mund ta sulmojë Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Parlamentit Evropian, Riho Terras, që më herët ka qenë edhe oficer ushtarak në Estoni ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai ka deklaruar se Serbia “mund ta sulmojë Kosovën” duke mësuar nga (sic) “vëllai i madh” Rusia.

“Raportimet nga Kosova janë shumë brengosëse. Serbia po mëson nga vëllai i madh dhe mund ta sulmojë Kosovën. Duhet të qëndrojmë të fortë në Nato dhe Grupin e Partive Popullore Evropiane.”shkruan Riho Terras.

Terras ka marrë gradën e gjeneralit të ushtrisë estoneze në vitin 2017. Paraprakisht, ai kishte qenë edhe Komandant i Forcave Mbrojtëse të Estonisë (2011-2018).

Për situatën ka reaguar edhe deputetja ukrainase Inna Sovsun, e cila ka denoncuar po ashtu Serbinë.

“Dëshira imperialiste e Serbisë për ta kapur Kosovën është imitim i dëshirës së Rusisë për ta kapur Ukrainën. Ukraina iu mbështet.” - ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme