Gjendja e krijuar si pasojë e vërshimeve, Mehaj: Pjesëtarët e FSK-së gjenden në terren - NACIONALE

Gjendja e krijuar si pasojë e vërshimeve, Mehaj: Pjesëtarët e FSK-së gjenden në terren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke ju ofruar ndihmë qytetarëve pas vërshimeve të sotme.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se pjesëtaret e FSK-së janë duke ofruar ndihmë në Skenderaj, Mitrovicë dhe Istog.

“Për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në terren duke u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në Skenderaj, Mitrovicë e Istog. Jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave në gatishmëri për të vepruar në çdo kohë. Situata është e menaxhueshme dhe urojmë që të ketë sa më pak dëme.” – ka shkruar Mehaj.

Lajme të ngjashme