Gjendet vajza e zhdukur, Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim
Më 2 mars, Policia e Kosovës, më saktësisht Drejtoria Rajonal e Policisë në Pejë, kishte publikuar fotografinë e një gruaje, e cila dyshohej të ishte zhdukur.
Në postimin e Policisë në Facebook, thuhej se përsoni i zhdukur është Viktorija Gojani, e lindur në 2003 në Beograd të Serbisë.
Një ditë pas, Policia ka njoftuar se është gjetur personi i zhdukur.
“Pas publikimit tё kёrkesёs pёr bashkёpunim me ndihmёn e qytetarёve ёshtё arritur qё tё gjindet pёrsoni i shpallur i zhdukur:
• VIKTORIJA (Gjergj) GOJANI e lindur me 10.05.2003 në Beograd-Serbi.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё i falënderon tё gjithё qytetarët pёr ndihmën e dhёnё nё gjetjёn e personit tё zhdukur dhe i inkurajon ata pёr bashkёpunim edhe nё tё ardhmen.” – thuhet në njoftimin e sotëm.