Gjendet trupi i pajetë i 4 vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit - NACIONALE

Gjendet trupi i pajetë i 4 vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është gjetur pa shenja jete fëmiju katër vjeçar i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Që nga dita e djeshme ai ishte raportuar si i zhdukur, kurse nga momenti i raportimit kanë dalë FSK dhe Policia e Kosovës, në kërkim të tij, ai është gjetur pak çaste më parë pa shenja jete.

Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit nuk dihen.

Pas pak pritet të dalë edhe policia me njoftim zyrtar për rastin tragjik. /RTV Dukagjini

Lajme të ngjashme