Gjendet pa shenja jete një person në Pejë - NACIONALE

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është gjetur një person pa shenja jete afër një punëtorie për automjete në rrugën e tranzitit në Pejë.

Lajmin për Gazetën Nacionale e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës.

Ai tutje ka bërë të ditur se janë duke punuar për të zbardhur detaje e rastit.

Policia e Kosovës është informuar rreth orës 20:16 që një person pa shenja jete është gjetur në rrugën e tranzitit në drejtim të Loxhës në Pejë, afër një autoservisi. Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku më autoambulancën. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes janë njësiti policor.” – ka bërë të ditur Gashi.

Lajme të ngjashme