Haradinaj: Kam respekt për Blakajn, të kthehet në Kosovë e të kontribuojë - NACIONALE

Haradinaj: Kam respekt për Blakajn, të kthehet në Kosovë e të kontribuojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervisë dhënë për “Debat Plus”, në Televizionin Dukagjini, ka folur sërish rreth prokurorit Elez Blakaj.

Blakaj pati thënë se është larguar nga Kosova për shkak të presionit nga Haradinaj, kur ai mori për sipër t’i hetojë veteranët e rrejshëm.

Por, Haradinaj thotë se në fakt ka respect për Blakajn, duke e “ftuar” të kthehet nga ShBA-të, e të kontribuojë për shtetin ligjor, në Kosovë.

“Ju siguroj që kam respekt për Elez Blakajn, si prokuror. Unë e kam pasur një fjalor jo të mirë me të pasi e ka lëshu vendin e punës. Nuk e njoh personin, nuk e njoh Elez Blakajn. Si prokuror si profesionist e kam respektu”, ka thënë ai.

“Po thotë e kam marrë një dosje, nuk ma ka kërku ai një kontratë të tenderëve. Ma ka kërku një dosje komplet të UÇK-së. Ka pasur ndershmëri tjera, kush e kupton për cka po flas, shqetësimi për atë dosje, s’ka qenë për gjetjet e tij, kënd e gjen atë që është i rrejshëm, shqetësimi është se e kam dhënë kejt dosjen e UÇK-së. Kam përgjegjësi cka ndodhë me atë dosje. Nuk ma ka lypë ai një dosje për ndonjë tender, ma ka lypë një pasuri, dosjen e UÇK-së”, ka thënë ai.

Ai i ka bërë thirrje Blakajt, që nëse ka vullnet, të kthehet në Kosovë, dhe të kontribuojë për shtet ligjor.

Lajme të ngjashme