Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin në Prizren
Është gjetur një trup i pajetë në lumin Drin në Prizren.
Togeri i Policisë së Kosovës në drejtorin rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se informacionin e kishin pranuar nga disa peshkatarë.
Bytyqi tutje ka bërë të ditur se trupi i pajetë dyshohet se është femër.
“Rreth orës 15:40 Policia ka marrë informatë se në lumin Drin në fshatin Krajk dyshohet se është gjet një trup i pajetë. Patrulla policore ka shku menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatu se në lum është gjet një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër, kufomë. Kufoma është gjet nga peshkatarët që kanë qenë duke peshku aty. Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bë identifikimi i kufomës ende.” – ka bërë të ditur Bytyqi.
