Kurti: Në vitin 2010 GJND-ja ia dha vulën asaj që e dinin gjithë kohën mbështetësit e drejtësisë - NACIONALE

Kurti: Në vitin 2010 GJND-ja ia dha vulën asaj që e dinin gjithë kohën mbështetësit e drejtësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vitin 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Kurtit ndër të tjera ka thënë se kjo gjykatë i ka dhënë vulën përfundimtare asaj që e dinin gjithë kohën mbështetësit e drejtësisë.

Në këtë ditë të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – gjykata më e lartë e OKB-së – vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke i dhënë një vulë përfundimtare asaj që ata që mbështesin të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e dinin gjatë gjithë kohës.” – ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme