Gjendet një mjet shpërthyes në Suharekë - NACIONALE

Gjendet një mjet shpërthyes në Suharekë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Suharekë dje është gjetur një mjet shpërthyes në skaj të rrugës.

Siç thuhet në raportin e policisë, njesitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes. Tutje, thuhet se njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit të dyshimtë dhe çdo gjë ka përfunduar në rregull.

Gjinoc, Suharekë 14.02.2023 – 13:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në skaj të rrugës ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes. Njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit të dyshimtë dhe çdo gjë ka përfunduar në rregull”, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme