Gjendet i vdekur një person në Podujevë - NACIONALE

Gjendet i vdekur një person në Podujevë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është gjendur i vdekur në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ahmeti ka njoftuar se zyrtarët polic në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të zbuluar rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Aktualisht zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.” – ka bërë të ditur Ahmeti.

Lajme të ngjashme