Gjendet i vdekur një 16-vjeçar në Tetovë, arrestohet një 15-vjeçare si e dyshuar
Një 16-vjeçar është gjetur i vdekur në mëngjesin e së enjtes në Tetovë, në rrjedhën e lumit Shkumbin.
Fillimisht, rreth këtij rasti u raportua se dyshohet për vetëvrasje, mirëpo sipas Klan Macedonia policia ka ngrehë dyshime se bëhet fjalë për vrasje.
Ndërkohë është bërë e ditur se si e dyshuar në lidhje me këtë rast është shoqëruar në polici një vajzë e mitur 16-vjeçare.
Avokati mbrojtës i vajzës, Ibrahim Bajrami, ka bërë të ditur se vajza po mbahet nën mbikëqyrje të specializuar psikiatrike me qëllim të konstatimit të gjendjes faktike.
“Për momentin mund të them se bëhet fjalë për person të mitur të gjinisë femërore, nën 18 vjeç. Çështja është në procedurë hetimore dhe si e tillë për shkak të zbardhjes sa më korrekte të rastit është mirë që në këtë fazë t’i lëmë organet të bëjnë detyrën. Personi që unë e kam marrë ta përfaqësoj, nga sonte do të jetë nën mbikëqyrje të stafit profesional mjekësor, për t’u vërtetuar gjendja e saj psiko-fizike. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u vërtetuar gjendja faktike në lidhje me rastin shumë tragjik”, deklaroi avokati Bajrami
