Gjashtë vetura u dogjën tërësisht: Policia jep detaje për zjarrin në një sallon veturash në Vushtrri - NACIONALE

Gjashtë vetura u dogjën tërësisht: Policia jep detaje për zjarrin në një sallon veturash në Vushtrri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga një zjarr në një sallon veturash në Vushtrri, janë djegur plotësisht gjashtë vetura. Disa të tjera janë dëmtuar.

Prokuroria është duket e hetua rastin.

Njoftimi i Policisë:

ZJARRVËNIE/Vushtrri 16.07.2023 – 00:57. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë djegur gjashtë (6) vetura tërësisht dhe disa të tjera janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Lajme të ngjashme