Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Një rast është raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë e Podujevë. Një rast tjetër në Gjilan, një në Pejë e një në Malishevë.

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë / 09.01.2025-09:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike dhe e ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

· Fushë Kosovë 09.01.2025, 19:45. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar vazhdimisht e shqetëson ankuesen femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

· Podujevë 09.01.2025, 20:30. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare, me ç’rast e njëjta është kthyer në shtëpinë e familjarëve të saj, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR&DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 07.01.2025, 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 09.01.2025, 16:10. Është raportuar se e dyshuara femër kishte kryer veprën e lartcekur, me ç’rast një viktimë ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin e dyshuara ndodhet në arrati, ndërsa rasti në procedurë hetimore.

DHUNË NË FAMILJE

Malishevë 09.01.2025 - 08:00. Ka ndodhë një përleshje në mes të dy personave meshkuj kosovarë, njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar pas rastit ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është hasur nga policia.

Lajme të ngjashme