Gjakovë: Raportohet për dy raste të dhunës në familje, viktimat janë gra - NACIONALE

Gjakovë: Raportohet për dy raste të dhunës në familje, viktimat janë gra

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë po vazhdon që të jetë e pranishme dhuna në familje. Në të shumtën e rasteve, viktima, janë gratë.

Si rrjedhojë Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës tashmë ka arrestuar dy persona të cilët në dy raste të ndara përdorën dhunë fizike e psikike ndaj grave të tyre.

10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,”- njofton policia.

Në rastin tjetër në Gjakovë poashtu një grua ka kërkuar trajtim mjekësor nga plagët e shkaktuara nga burri I saj.

Gjakovë 06.02.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor, por ka kërkuar urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”-njofton policia.

Lajme të ngjashme