Gëzohet pak deputeti i ‘Chat GPT’-së për intervistën e Krastës: I dëshpëroi ata që s’bëjnë gazetari
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, i rinjohur për publikun nga raportimet e Nacionales ku kapet tek këshillon Chat GPT-në çka të thotë, i është gëzuar paraqitjes së Adi Krastës mbrëmë në RTK, për çka tha se ishte dëshpërim “për ata që veç gazetari nuk bëjnë”.
“Çfarë dëshpërimi që zv. drejtori i RTK-së refuzoi ta shkatërroj RTK-në, synim e agjendë e koordinuar e disa njerëzve që vetëm gazetari nuk bëjnë!”, ka shkruar Thaçi.
Rikujtojmë se Thaçi ka qenë subjekt i fort gazetaresk kohëve të fundit ku Nacionale raportonte se si ai merr direktiva se si të sillet e flet nga Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, në WhatsApp, se si e shërben veten se si të flet nga Chat GPT, si dhe nga “kallxo.com” që raportoi se si kishte ushtruar ndikim në disa shpronësime në Shipitullë.