Gërvalla uron Rubion: Ne çmojmë qëndrimin tënd ndaj Rusisë dhe Kinës
Donika Gërvalla, Ministre e Jashtme e Kosovës, ka uruar Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, pas konfirmimti nga Senati amerikan, për çka tha se “e çmojmë qëndrimin tënd të qartë ndaj Rusisë dhe Kinës”.
“Me gëzim të madh, përgëzoj Macro Rubio për përgjegjësinë e tij të re si Sekretar i Shtetit i SHBA-së. Ne e vlerësojmë angazhimin e tij për liri dhe qëndrimin e tij të qartë ndaj Rusisë dhe Kinës, të cilët po kërcënojnë stabilitetin në rajonin tonë me ndihmën e proksit të tyre, Vuçiqit”, ka shkruar Gërvalla.
With great joy, I congratulate @marcorubio to his new responsibility as U.S. Secretary of State. We value his commitment to freedom and his clear stand on Russia and China, who are threatening stability in our region with the help of their proxy, Vucic. pic.twitter.com/SKBUD0dcHr
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) January 21, 2025