Gërvalla takohet me O’Brien: Diskutuam për zhvillimet aktuale në vend
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me ndihmëssekretarin amerikan për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
Ajo ka thënë se është diskutuar për bashkëpunimin dypalësh:
“Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare”.
Sipas Gërvallës, në takim është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale në vend.
“Diskutuam po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë.” – ka shkruar Gërvalla në Facebook.