Gërvalla sërish “i mëshon” BE-së: “E kanë të shpenzuar kredibilitetin” - NACIONALE

Gërvalla sërish “i mëshon” BE-së: “E kanë të shpenzuar kredibilitetin”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhjen e fjalëve vazhdon ende ta ketë jo të menduar mirë (për të mos thënë fare) dhe edhe më tej qortuese ndaj unionit njëzet e shtatë shtetësh evropian.

Kësaj here u tha që “kredibilitetin e kanë të shpenzuar” në rajonin e Ballkanit Perëndimor, teksa tha se në Konferenca e Evropës që mbahet më 2 nëntor në Berlin “është mundësi që BE të mos humbasë edhe më shumë nga ai kredibilitet”.

Kjo, ngaqë Bashkimi Evropian ende nuk po e merr versionin e Kosovës për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë, teksa po deklarohet se “janë ende duke pritur përfundimit e hetimeve”.

Por, Gërvallës nuk po i pritet. “Mendoj që do të duhet të ishin përfunduar kohë më parë, sepse dëshmitë janë shumë të qarta rreth asaj çfarë ka ndodhur më 24 shtator”, tha ajo për Deutsche Welle.

Ndërkaq, për Gërvallën, është “e qartë” që më 24 tetor u synua “aneksimi” i veriut të Kosovës.

Këtu, tha ajo, BE duhet të ketë “gjuhë shumë më të qartë” teksa shtoi se “besimi për të negociuar me Serbinë është dobësuar shumë” ndërsa harroi se javë më parë qe shprehur se “nuk do të ketë dialog pa u sanksionuar Serbia”.

Pyetur për Asociacionin – që Gërvalla çdo muaj e shpall të vdekur – ajo u kthye kundërpyetje ndaj Deutsche Welle-s. “Cilin Asociacionin?”

Nuk e di për cilin asociacion e keni fjalën, ka një asociacion i vitit 2013, është bërë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën Gjykata e vitit 2015 e ka shpallur si shkelje të më shumë se 22 neneve. Ne kemi një propozim të ri, një dokument të ri të Bashkimit Evropian, në vija të trasha ka një qasje krejt tjetër nga në të kaluarët”, ka thënë ajo.

Qasje ndryshe nga të kaluarës? Statuti i ri është thënë që “nu shkel vijat e kuqe të palëve” që përbën një shkëputje radikale nga e kaluara, dhe për më tepër përbën edhe problem në paramendim se si po mundka që një Asociacion të bëhet mes vijave të kuqe të Kosovës, përkatësisht moskrijimin e një niveli të ri pushteti dhe kushtetuetshmërisë; dhe vijave të kuqe të Serbisë që ajo të përbëjë shtrerë të re autoriteti ekzekutiv për 10 komunat të banuara me shumicë serbe.

Por, Gërvalla vazhdon, sepse Gërvallës media nuk i ndërhyn.

Por, këto janë të gjitha gjërat që ne do t’i bisedojmë gjatë një procesi intensiv me Bashkimin Evropian dhe e gjitha kjo varet se a do të jetë ky propozim, ai i cili do të sjellë normalizimin përfundimtar me Serbinë apo jo. Nëse çfarë do lloj dokumenti shërben vetëm për Kosovën dhe nuk shërben për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë atëherë ne jemi shumë skeptik se sa i përshtatshëm është ai për t’u diskutuar”, tha ajo edhe këtu e pandërprerë monologisht.

Pyetur se në fakt treshja e liderëve të BE-së kanë deklaruar se Kurti e ka pranuar propozimin e Asociacionit, Gërvalla s’e bën hesap, teksa kthehehet në atë që (s’)ka thënë Kurti:

Po të lexoni me kujdes deklaratën e kryeministrit pas takimit në Bruksel, atëherë do ta dini që kryeministri ka bërë një deklaratë të hapur dhe të sinqertë për nënshkrim të tri dokumenteve. Po atë ditë Serbia e ka refuzuar atë ofertë të kryeministrit tonë përmes Bashkimit Evropian, prandaj një gjë e tillë tani është shtyrë për në të ardhmen, dhe se si do të ndodhë në të ardhmen, dhe a do të ndodhë në të ardhmen, mbeten të gjitha pyetje të hapura”, përfundoi Gërvalla.

Lajme të ngjashme