Gërvalla “respekton” deklarimet e Fatos Gecit, Deliu-Kodra: “Donikë, ti e turpëron emrin dhe familjen” - NACIONALE

Gërvalla “respekton” deklarimet e Fatos Gecit, Deliu-Kodra: “Donikë, ti e turpëron emrin dhe familjen”

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Blerta Deliu-Kodra e Partisë Demokratke të Kosovës e ka quajtur qëndrim “të turpshëm” deklarimin e Donika Gërvalla, ushtrueses së detyrës së Ministres së Drejtësisë, e cila tha se “respekton” deklarimet e Fatos Gecit të GUXO-s i cili kërkoi në Kuvend që Hashim Thaçi të dënohet me burgim të përjetshëm nga Gjykata Speciale.

“Donika Gërvalla ka vite që sulmon luftën çlirimtare, ndërsa sot njerëz afër pushtetit flasin hapur për burgime të përjetshme ndaj çlirimtarëve tanë. Dhe askush nga Qeveria nuk distancohet,” shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Donikë, ti e turpëron emrin dhe familjen!

Kur ministrja e Drejtësise sillet më shumë si zëdhënëse e narrativave kundër UÇK-së sesa si mbrojtëse e dinjitetit të shtetit të saj, atëherë kemi problem serioz politik dhe kombëtar.

Donika Gërvalla ka vite që sulmon luftën çlirimtare, ndërsa sot njerëz afër pushtetit flasin hapur për burgime të përjetshme ndaj çlirimtarëve tanë. Dhe askush nga Qeveria nuk distancohet.

Kjo nuk është “politikë ndryshe”. Kjo është përulje para propagandës kundër Kosovës.

Populli i këtij vendi nuk e ka sjellë në pushtet askënd për të njollosur luftën e UÇK-së, për të heshtur ndaj padrejtësive dhe për t’u dukur patriot vetëm në Facebook.

Kosova është ndërtuar mbi sakrificën e mijëra burrave e grave që dhanë gjithçka për liri. Kush e relativizon atë luftë, nuk e përfaqëson shpirtin e këtij vendi.

E turpshme!

Lajme të ngjashme