Gërvalla: Radoiçiq duhet t'i dorëzohet Kosovës menjëherë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shprehur shqetësimin e saj për lirimin e kryeorganizatorit të sulmit terrorist paraushtarak në Banjskë të Zveçanit, Milan Radoiçiq nga gjykata në Serbi. Ajo ka kërkuar ekstradimin e tij të menjëhershëm në Kosovë.
Gërvalla ka shkruar në X se lirimi i menjëhershëm i Radoiçiqit tregon se i gjithë procesi ndaj tij është "farsë"
Postimi:
Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një farsë.
Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi.
Radoiçiq duhet t'i dorëzohet Kosovës tani.
The swift release of terrorist Radoičić the day after his arrest in Serbia proves that this entire process is a charade.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 4, 2023
The Serbian state ordered the attack on the Kosova Police, and cannot be expected to deliver justice.
Radoičić must be handed over to Kosova now. pic.twitter.com/hs3bJ95zB6