Gërvalla me video për Ditën e Çlirimit, i përmend Rugovën e UÇK-në
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka publikuar një video në profilin e saj në “X”, ku ka përkujtuar Ditën e Çlirimit të Kosovës që shënohet me 12 qershor.
Në fjalën e saj të shkurtër, Gërvall ka përmendur rezistencën paqësore e UÇK-në.
Natyrisht, Gërvalla nuk ka harruar të përkutojë edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, udhëheqësin e padiskutueshëm të shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 90-ta.
Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:
Kosova, Happy 25th Liberation Anniversary! pic.twitter.com/HVL9VLXutv
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 12, 2024