Gërvalla lajmërohet pas vizitës në Austri, s’dihet nëse pati takim bilateral me Borrell - NACIONALE

Gërvalla lajmërohet pas vizitës në Austri, s’dihet nëse pati takim bilateral me Borrell

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këto ditë kryediplomatja Donika Gërvalla ka qëndruar në Austri, ku mori pjesë në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”. Një prej pjesëmarrësve atje, ka qenë edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Me këtë të fundit, minisrja e Jashtme e Kosovës nuk ka njoftuar të ketë pasur ndonjë takim.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ajo ka dhënë detaje nga vizita:

“Para homologëve nga shtetet pjesëmarrëse, në dy panele të ndara shpalosa qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik si dhe bëra thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë ajo.

Gërvalla mes tjerash njoftoi se floën edhe për agresionin rus në Ukrainë, ku u vë në pah mbështetja e Kosovës.

Çka tha Borrell?

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se zgjerimi do të jetë histori suksesi dhe se Evropa nuk është e plotë pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi i mëparshëm ishte një histori suksesi. Zgjerimi i mëtejshëm do të jetë gjithashtu një histori suksesi. Problemi është sepse po vonohet për shumë kohë. Tani duhet ta përshpejtojmë. Të mos harrojmë se Evropa nuk është e plotë derisa (vendet e Ballkanit Perëndimor) të bëhen anëtare.” – u shpreh ai.

Në agjendën e tij gjatë kësaj vizite, Borrell ka pasur edhe takime bilaterale me ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, as ai, as Gërvalla, nuk janë parë të kenë zhvilluar ndonjë takim.

‘Joparimor’

Donika Gërvalla në vazhdimësi ka qenë e zëshme në kritikat e saj ndaj BE-së, në veçanti ndaj Borrell dhe emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një intervistë dhënë para pak ditësh, ajo i cilësoi si “joparimore” qëndrimet e Borrell ndaj çështjeve që lidhen me Kosovën e Serbinë.

“Tani joparimor ka qenë qëndrimi i zotit Borrell në përgjithësi ndaj temave mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk është që kam pritje të larta në hapat e fundit që mund të ndërmerren dhe që duhet të ndërmerren” – tha ajo, derisa po fliste për masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Lajme të ngjashme