Gërvalla e bën për “pesë pare” Borrellin: Joparimor, s’kam pritje të larta
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka folur për çështjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
Gërvalla i ka quajtur si “të padrejta dhe të pakuptimta” këto masa, ndërsa ka kërkuar që ato të hiqen.
Tutje, Gërvalla ka pasur kritika të ashpra ndaj Joseph Borrellit, përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.
Në intervistën për KP, Gërvalla e ka cilësuar Borrellin si joparimor.
“Tani joparimor ka qenë qëndrimi i zotit Borrell në përgjithësi ndaj temave mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk është që kam pritje të larta në hapat e fundit që mund të ndërmerren dhe që duhet të ndërmerren” – tha ajo.