Gërvalla: Jemi treguar të hapur edhe për shkuarjen në zgjedhje të reja në veri
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka folur rreth pranimit të zgjedhjeve të reja në veri nga ana e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmanit.
Ajo ka thënë se Kosova ka qenë e hapur për një zgjidhje, përfshirë shkuarjen në zgjedhje të reja.
Megjithatë, kryediplomatja Gërvalla tregoi se cila kritere duhet të plotësohen para se të shkohet në zgjedhje në veri.
“Ne kemi treguar që jemi të hapur për një zgjidhje e cila do të mund të ishte shkuarja në zgjedhjet e reja. Por kjo nuk do të thotë se po shkojmë në zgjedhje të reja, ne s’mund të bëjmë zgjedhje pas zgjedhjes, pa rezultat. Pra që të mund të shkojmë në zgjedhje të reja, pala tjera duhet të heq dorë nga sabotimi i zgjedhjeve, duhet të heq dorë nga refuzimi i zgjedhjeve, duhet të heq dorë nga kërcënimi i vazhdueshëm i Kosovës, atëherë shkojmë në zgjedhje të reja pa problem.” – theksoi zonja Gërvalla për Nacionalen.