Gërvalla: Jemi të hapur për zgjedhje në veri, por duhet të ketë disa hapa në mes - NACIONALE

Gërvalla: Jemi të hapur për zgjedhje në veri, por duhet të ketë disa hapa në mes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova është e hapur për mbajtje të zgjedhjeve të reja në komunat veriore, megjithatë, sipas kryediplomates, Donika Gërvalla, duhet të ndërmerren disa hapa para kësaj.

Reuters raporton se Gërvalla i ka bërë këto deklarata pas një takimi me komologun e saj çek në Pragë, duke thënë se “fundi i dhunës ka qenë kushti i parë për të shqyrtuar zgjedhjet e reja”.

“Po, ne jemi të hapur për zgjedhje në këto katër komuna, por për të pasur zgjedhje të reja duhet të kemi disa hapa në mes.” – ka deklarur ajo.

Gërvalla tutje citohet se ka thënë që Kosova po ashtu ka nevojë për një përkushtim të Serbisë që “mos t’i kërcënojnë serbët në Kosovë për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje”.

Vlen të theksohet se pas tensioneve në veri të vendit, këto ditë është shënuar një situatë më e qetë.

Ndërkohë, në Kosovë dje dhe sot për vizitë kanë qëndruar emisarët Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar.

Unë dhe Escobar u takuam me kryeministrin @albinkurti dhe me kryeministrin e parë @BislimiBesnik. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim.” – ka shkruar të martën në mëngjes Lajçak në rrjetin social Twitter.

Lajme të ngjashme