Gërvalla: I bëjmë thirrje BE-së ta sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit të 24 shtatorit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka komentuar ngjarjet e ditës së djeshme në Bruksel, ku kryeministri Albin Kurti e pranoi planin e ri të BE-së, ndërsa Serbia e refuzoi atë.
Sipas Gërvallës, BE-ja duhet ta sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit të 24 shtatorit.
“Serbia ka refuzuar edhe një herë përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës. I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian ta sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator 2023. Çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm.” – shkroi ajo në X.
Serbia once again rejected an attempt to normalize relations with the Republic of Kosova.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 26, 2023
We urge the European Union to sanction Serbia for the act of aggression against Kosova on September 24th 2023.
Any delay will only serve to fuel further escalation. https://t.co/VBXppa9JDL